Atentat me armë zjarri te Komuna e Parisit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 të mbrëmjes së sotme, ndërsa raportohet se një person ka mbetur i plagosur. Ai është E.K, 26 vjeç. Policia thekson se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.
26 vjeçari është plagosur në këmbë dhe sipas burimeve të Report Tv ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës. Gazetari Arsen Rusta raporton se policia ka rrethuar vendin e ngjarjes për të mbledhur provat, ndërkohë që janë ngritur disa postblloqe për të arrestuar autorët, të cilët janë larguar duke përfituar nga errësira.
Grupi hetimor pritet që të marrë në pyetje të plagosurin mbi konfliktet që mund të ketë pasur për të zbardhur ngjarjen. Gjithashtu pritet që të sekuestrohen edhe kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të shkuar në gjurmët e autorëve.