Report TV - Rama: Bashkëpunimi Shqipëri-Maqedoni e Veriut do të na integrojë në BE

Report TV 2019-03-15

Views 0

Kryeministri Rama dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zaev dolën para kamerave pas takimit kokë më kokë. Në konferencën e përbashkët për mediat, në Pallatin e Brigadave, kryemnistri Edi Rama falënderoi publikisht dhe shprehu mirënjohjen për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në lidhje me zbatimin e ligjit të gjuhëve në këtë shtet. Rama tha se zyrtarizmi i gjuhës shqipe është një hap i madh drejt afrimit të shqiptarëve dhe maqedonasve.

?Ju jam mirënjohës për faktin se me një kurajo të pazakontë dhe me një vision largpamës ju çelët rrugën e një harmonie të munguar dhe aq të domosdoshme në shtetin tuaj mes shqiptarëve dhe maqednasve. Për ne, seanca e Kuvendit tuaj ku u fol shqip ishte simbolikisht e përmbajtësisht moment historik dhe arsyet më shumë që të jemi promotorë të fuqishëm të idesë se integriteti dhe stabiliteti i Maqedonisë së Veriut është interes strategjik i republikës sonë?, tha kryeministri Rama.

Nga ana tjetër, Rama tha se ?puna e përbashkët që po bëhet, shkëmbimi i ekspertizës, përvoja e krijuar dhe e bashkëndarë hap pas hapi na ndihmon jashtëzakonisht shumë kur shkohet drejt pragut të shumëpritur të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian?

Share This Video


Download

  
Report form