Report TV - Rama: Ambasadorët të sjellin investitorë të huaj në Shqipëri

Report TV 2018-05-09

Views 0

Ndryshe nga hera e parë në gusht kur u bëri një ?dush të ftohtë?, në takimin e dytë me ambasadorët, kryeministri Edi Rama foli me një ton më të qetë, ndërsa kërkoi nga trupa e diplomatëve që të sjellin investitorë të huaj në Shqipëri. Gjithashtu, Rama u shpreh se është i rëndësishëm promovimi dhe zgjerimi i eksporteve dhe njohja e Shqipërisë si destinacion turistik gjatë të gjithë vitit.
Për Ramën kjo është një rrugë e re, e cila do të kërkojë kohë, por do të sjellë rezultatet e pritura me vullnet dhe bashkëpunim mes ambasadorëve me qeverinë dhe bashkitë. Shefi i qeverisë theksoi se ka interes për investime në Shqipëri në turizëm dhe në energji.

?Shërbimi i jashtëm duhet të mbështesë investimet e huaja dhe zhvillimin ekonomik duke bashkëpunuar me qeverinë dhe bashkitë e vendit. Ridimensionimi i diplomacisë ekonomike nuk është objektiv që mund të përmbushet thjesht nga diplomatët, por kërkon kalimin në një nivel tjetër të koordinimit me ministritë që janë të përfshira drejtpërdrejt në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së investimeve të huaja.

Çdo njëri nga drejtuesit e misioneve, cdo ambasador duhet të kuptojë rëndësinë e madhe të rolit të tij për të ndihmuar duke këmbëngulur në kalimin sa të shpejtë të kësaj faze transitore që duhet t?i vihet në shërbim procesit të ndërveprimit. Në promovimin e Shqiperise me një rëndësi të veçantë është edhe rritja e eksporteve.

Ka një rritje të interesit për investimet në turizëm dhe në energji. Do të ketë një plan konkret për të zhvilluar marrëdhënien edhe me Diasporën. Është e rëndësishme që në funksion të kësaj qasje të re për ta vendosur shërbimin e jashtëm në dispozicion të investimeve.

Ne kemi edhe një zv/ ministër për të ndërvepruar me ambasadorët dhe me kompanitë për të bërë të mundur që ne të marrim shumë më tepër dhe të anashkalojmë shumë burokraci dhe vështirësi në komunikim nga vendet ku operoni cdo ditë në ministri apo institucionet e tjera.

Share This Video


Download

  
Report form