Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim në një sipërmarrje të re në Tiranë, ku janë punësuar 300 burime të reja njerëzore, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet biznesit privat dhe zyrave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.?Dje më vizitoi një sipërmarrës që ka bërë një investim të konsideruhëm për përpunimin e metaleve dhe më tha se ka planifikuar 800 vende punë dhe deri më sot ka mundur të punësojë vetëm 170 persona, me një rrogë 45.000 lekë. Pyetjes sime se për çfarë arsye sipas tij ai nuk po arrin të plotësojë dot vendet e puëns me njerëz, i dha të njëtën përgjigje që mund ta marrësh nga çdo siopërmarrës në Shqipëri që ka të njëjtën përvojë. Nga njëra anë është mungesa e kualifikimittë krahut të puëns dhe nga ana tjeër mungesa e dëshirës për të punuar e për t?u lodhur në sektorin privat. Ka shumë njerëz që nuk duan ta besojnë, por është fakt.