Gottardt: Ata që duan demokracinë janë pro dialogut! Kodheli: I zgjasim dorën opozitës

Report TV 2019-03-14

Views 0

Deputeti gjerman i Bundestagut, Tobias Gottardt është takuar sot me anëtarët e Komisionit të Jashtëm në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat Gottardt tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara me Reformën në Drejtësi. dhe ata që duan demokracinë janë pro dialogut, duke iu referuar qëndrimit të opozitës.Ndërsa lidhur me vendimit e deputetëve të opozitës për të djegur mandatet Gottardt tha se pavarësisht vendit prej të cilit vijmë mesazhi është i qartë, vështirësitë duhet t'i përballojmë të gjithë bashkë.

"Progresi për hapat që janë ndërmarrë është vërtetë i dukshëm. Nuk besoj se më takon mua si i huaj që të vij në Shqipëri që të jap komente mbi situatën politike që ju e njihni më mirë. Si një europian i bindur jam këtu për të mbështetur cdo hap të Shqipërisë në anëtarësimin në BE. Ata që duan demokracinë janë pro dialogut", u shpreh Gottardt.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli ka shprehur keqardhje për vendimin e opozitës për djegien e mandateve, duke theskuar edhe njëherë qëndrimin e qeverisë, se është e gatshme për dialog

?Ne garantuam kolegun gjerman për vazhimin e refromës në drejtësi. Tashmë rezultatet kanë ardhur dhe pritet të vijnë akoma më shumë. Nga mesazhi i një europiani të djathtë është se bashkë mund t'ia dalim nënkupton se Shqipëria duhet të mbështetet edhe nga dialog i brendshëm. Qëndrimi i opozitës e vë në ngërç jetën tonë parlamentare. Jemi këtu të gatshëm t?ia zgjasim dorë opozitës për t'i dhënë po dialogut me opozitën pa ndërprere reformën e integrimit?, tha Kodheli.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS