"I lutem shumë Lulzim Bashës, ta dëgjojë këtë mesazh dhe të marrë përgjegjësinë e opozitës në drejtimin e duhur që është drejtimi i çeljes së egociatave për anëtarësim".
Ky ishte apeli i kryeministrit Edi Rama drejtuar shefit të opozitës, Lulzim Basha për zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Rama tha se maxhoranca i ka votat për të zgjedhur kreun e ri të organit të akuzës, por kërkon bashkëpunimin e opozitës për një pakt edhe për çeljen e negociatave me BE-në. Sipas Ramës, Shqipëria është shumë pranë negociatave dhe zgjedhja e kryeprokurorit do shërbente si një shtysë e fortë në këtë drejtim që është interesi kombëtar.
"Baza ligjore për kruyeprokrurin është e qartë, por për fat të keq ka krijuar sërish një situatë moskuptimi me opozitën, ose nga ana e opoizitës, të cilës unë përfitoj nga rasti t'i drejtohem përsëri me thirrjen që ne ta shfrytëzojmë këtë moment për të eksploruar çdo mundësi mirëkuptimi dhe për të dalë me një zgjedhje të mirëkuptuar të Prokurorit të përkohshëm. Ne e kemi qartësisht mundësinë dhe të drejtën që ta zgjedhim Prokurorin e përkohshëm me shumicën që kemi në dispozicion, por ashtu siç kishim mundësinë dhe të drejtën që të hynim në zgjedhje pa i shtrirë dorën në mënyrë të vazhdueshme opozitës, nuk e shfrytëzuam atë mundësi në emër të diçkaje më të madhe që është interesi kombëtar dhe interesi publik.