Tirane- Në orën 16:00 Kuvendi ka nisur diskutimin e kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë faktet për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore nga narkotrafikantët.
Gjatë diskutimeve për komisionin hetimor për trafikun e drogës, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli akuzoi qeverinë e Partisë Demokratike se në 8 vjet ka mbajtur shumë të fshehta, mes tyre është projekti i Sistemit të Integruar Ajror të NATO-s që e ka mbajtur larg këtij vëzhgimi ajror. Kodheli i kërkon shpjegim pse Shqipëria nuk ka qenë pjesë e këtij sistemi.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/