Vendimi i marrë në Dhjetor të 2018-s për të ulur kompensimin e tatimit mbi vlerën e shtuar që i kthehet fermerit nga 20 në 6%, ka vendosur në vështirësi industrinë e agropërpunimit. Sali Hazizi ka investuar në një biznes të vogël në zonën e Urës Vajgurore për prodhimin e qumështit. Ky produkt i shitet më pas fabrikave të mëdha, por ai thotë që pas këtij vendimi për të ulur rimbursimin e TVSH-së, familja e tij do të detyrohet që të mbyllë fermën.
?Ne nuk mund ta mbajmë blegtorinë se ka kosto marramendëse, do të ulet 14% tatimi mbi vlerën e shtuar që na jep shteti, dhe do të detyrohemi të prishim fermën.?
Hazizi erdhi në Tiranë për të mbështetur agropërpunuesit, të cilët kërkuan që qeveria të lerë siç ishte në vitin 2018 vlerën që i rimburson TVSH-në fermerit. Ata thonë se këto dy muaj, tatimi 14% më shumë mbi këtë çmim është paguar nga ata, ndërsa pas 14 marsit ata nuk do të grumbullojnë më qumësht ku do të duhet të paguajnë edhe TVSH-në për fermerët, por do t?ia shkarkojnë atyre këtë barrë.
Afati 14 Mars u la pas një takimi që bizneset e kësaj fushe kanë bërë me ministrin e bujqësisë Bledi Çuçi dhe zv/ministrin e Financave Elton Haxhi. Ata thanë se është stafi i ministrisë së financave që nuk bie dakord me propozimin e tyre. Pas produktit të qumështit, TVSH-ja 14% do të ngarkohet edhe te mallrat e tjerë sipas prodhimeve sezonale që ka vendi ynë.
Tv Klan