Kamza, dy kategori më poshtë dhe 8 vjet pezullim për drejtuesit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-03-12

Views 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni I Disiplinës pranë FSHF-së ka marrë masa shumë të rënda ndaj Kamzës pas dhunës ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti pak ditë më parë në takimin e Superiores kundër Lacit.Klubi I Kamzës për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjeve, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe zbatimin e ligjit, dënohet me përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik për sezonin 2018-2019 si dhe gjobë në masën 1.000.000 (njëmilion) lek.Por dënimi më I rëndë për Kamzën nuk është përjashtimi nga ky sezon, por zbritja në kategorine e dytë duke nisur nga edicioni I ardhshëm.Komisioni i Disiplinës ka masakruar edhe drejtuesit më të lartë të Kamzës.Presidenti Naim Qarri, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e goditur me grusht, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.I njëti vendim është dhënë për zyrtarin e FK ?Kamza?, Andi Matraxhiu i cili për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në mënyrë të përsëritur dhe nxitje të urrejtjes e akteve të dhunës, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.Ajo që bie në sy në këtë rast është fakti se dënimi është I njëjtë me 3 vjet pezullim nga aktivitetet sportive për Naim Qarrin dhe Andi Matraxhiun ndonëse akuzat janë të ndryshme, presidenti u dënua për dhunë ndërsa drejtori sportiv për sjellje të gabuar por te perseritur.Sakaq edhe për zyrtarin tjetër Albert Bana, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.Vlen te saktesohet se perjashtimi i Kamzes vlen per cdo aktivitet futbollist, perfshire ketu edhe kupen e Republikes.

Share This Video


Download

  
Report form