Report TV - Shembjet në Fier, muri rrezikon t’i zërë poshtë dy gra dhe një fëmijë rom

Report TV 2018-05-11

Views 0

Prishja e objekteve pa leje në qendër të qytetit të Fierit, ka sjellë rrezikun për banorët të cilët kanë nxituar për të mbledhur hekurishte pwr skrap.

Dhjetëra qytetar të komunitetit rom në Fier, janë turrur që të marrin hekurishte dhe më pas ti shesin ato. Dihet që ky komunitet pjesën më të madhe të kohës janë në kërkim të mbetjeve metalike, pasi mundësit e tyre për të pasur një jetë më të mira janë të pakta, ndërkohë që për të siguruar dy lekë më tepër ata detyrohen të bëjnë edhe sakrifica të tilla.

Këta qytetarë po venë në rrezik jetët e tyre, pasi siç shihet edhe nga pamjet, janë dy gra dhe një fëmijë të cilët janë duke shkëputur disa profile alumini, ndërkohë që shembet muri, duke ju rrezikuar seriozisht jetën. Nga ana tjetër as bashkia dhe as inspektorati i ndërtimit nuk ka marrë masa për rrethimin e zonës në të cilën po kryhen prishjet.

Share This Video


Download

  
Report form