Degradon Monumenti i kategorisë së parë, banorët: Rrezikon të na zerë brenda - Ora News

Ora News Lajme 2015-09-24

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banesa karakteristike e Ciut në lagjen Dunavat të Gjirokastrës, rrezikon shembjen dhë dëmtimin në mënyrë të pakthyeshme të identitetit të saj mbi 200-vjeçar. Banorët që jetojnë prej vitesh aty thonë se jetojnë çdo ditë me frikën e shembjes së ndërtesës 3 katëshe.
4 familje që banojnë në banesën karkateristike të Ciut në Gjirokastër jetojnë me frikë për shkak të gjendjes së amortizuar të ndërtesës trekatëshe.
Edhe pse mban statusin Monument Kulture kategori e parë, çatia rrezikon të shembet, ndërsa po dëmtohen në mënyrë të pariparueshme tavanet dekorativë mbi 200 vjeçar bashkë me fasadat dhe elementët e brendshëm që po humbasin identitetin.
Banorët nga të cilët ka nga ata që jetojnë prej mbi 70 vjetesh në banesën karakteristike pohojnë se çdo ditë e më tepër u rrezikohet jeta.
Disa vjet më parë, Monumenti i Kulturës i kategorisë së parë iu nënshtrua një projekti rehabilitues, por sipas banorëve më tepër u përkeqësua gjendja dhe shumë dekoracione druri të brendshme e korniza u grabitën.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/degradon-monumenti-i-kategorise-se-pare-banoret-rrezikon-te-na-zere-brenda/

Share This Video


Download

  
Report form