#rtvora #oranews
15 familje në lagjen ?Punëtori? në Gjirokastër zgjohen e flenë me frikën se pallati ku jetojnë mund të shembet.
Reshjet e shiut kanë shtuar rrëshkitjet e dherave e për pasojë edhe rrezikun.
Selvia Visha, 11 vite më parë humbi vajzën dhe mbesën pas rrëzimit të një pallati 5 katësh në Gjirokastër. Me dhimbjen ende të freskët, ajo apelon për ndërhyrje emergjente që të tilla tragjedi të mos përsëriten.
Selvie Visha: Prandaj duhet vënë dorë shteti. Janë 15 familje, po nuk ka mundësi, të na japë hyrje të fusim kokën, e kemi të siguruar. Dhimbja ime nuk ikën kurrën e kurrës. Humba vajzën time dhe mbesën, 35 dhe 13 vjece. E cfarë u bë? Asgjë.
Rreziku në këtë pallat u shfaq 1 vit më parë dhe po në të njejtën situatë ndodhen edhe disa shtëpi private.
Banorë: "Po neve të frikësuar jemi se me këto shira tani, problem është."
"Kur do marrin masa? Kur të bjerë pallati."
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë për t`ju ofruar një strehë të sigurt.
Një vit më parë, bashkia hartoi një projekt me vlerë 3.8 mln lekë për studimin inxhinierik dhe stabilizimin e rrëshqitjeve por pavarsisht rrezikut nuk është marrë asnjë masë për banorët.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pallati-5-katesh-rrezikon-shembjen-banoret-kerkojne-nderhyrjen-urgjente
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp