http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy shoferët e përfshirë në aksidentin tragjik në kryeqytet ku humbën jetën 2 këmbësorë.Sipas informacioneve në seancën për masën e sigurisë, gjykata vendosi ?arrest në burg me afat 30 ditor? për shtetasin Edmond Murati dhe ?arrest në burg pa afat? për Etjon Lazrin.Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorëzim ekspertizën paraprake të shkaqeve të ngjarjes.Si pasojë e përplasjes së automjeteve që drejtoheshin nga Murati dhe Lazri humbën jetën dy këmbësorë, Erion Balla, 36 vjeç nga Rrësheni, dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe, banuese në Tiranë.