Gjon?s tears, ka lindur në Zvicër nga dy prindër me origjinë shqiptare. Ka qenë vetëm 12 vjeç kur u ngjit në skenën e spektaklit ?Albania?s Got Talent? në vitin 2011. Por edhe pse vetëm një fëmijë, ia doli të fitojë menjëherë zemrën e jurisë me këngën e njohur franceze, ?Je t?aime?. Ndërsa sot pas 8 vitesh, ai konkurron në ?The Voice of France?, duke u përfaqësuar denjësisht pasi të katër anëtarët e jurisë u mrekulluan nga zëri i tij, duke shtypur njëri pas tjetrit butonin e kuq?Me datë 6 shkurt, pra një muaj më parë, ?Gjon?s tears? ka publikuar këngën e quajtur ?Babi?, e cila menjëherë u rendit në krye të ?The Top List? në muzikën shqiptare, ku aktualisht renditet në vendin e 5-të.