Gjykata australiane e cila pritet që javën e ardhshme të japë dënimin për Petrit Lekajn, babain shqiptar që Korrikun e vitit të shkuar vrau vajzën e tij 20-vjeçare, ka bërë publike telefonatën e 47-vjeçarit me policinë, pak çaste pasi i kishte marrë jetën të bijës Sabrina.
Policia: Mund të më thuash çfarë ndodhi, ndoshta mund të vijmë tek vajza dhe ta ndihmojmë.
Lekaj: Jo, ajo iku...iku.
Duke ju druajtur faktit se më e keqja kishte ndodhur, oficeri i policisë u përpoq si mundej, që Lekaj t'i tregonte vendndodhjen.
Policia: Jam një oficer policie, a mund të flasësh me mua?
Lekaj: Thjesht po pres që të vdes.
Policia: Nuk duam që t'ju ndodhë diçka e tillë, duam që t'ju sjellim dikë që të flasë me ju dhe të shohë nëse mund t'ju ndihmojë, ju lutem.
Lekaj: Nah, nah... nuk dua asnjë lloj ndihme. Dua vetëm... nuk dua ndihmë.
Policia: Shok, do doja vërtetë të sjell oficerët e policisë që të flasin me ty dhe mund ta zgjidhim nga aty.
Lekaj: Ok.
Policia: Ku ndodhesh shoku im?
Lekaj: Nuk jam i sigurt... nuk jam i sigurt vërtetë.
Kur policia më në fund arriti ta gjente vendndodhjen e tij, Lekaj nuk ndaloi, por vijoi t'i jepte makinës, ndonëse me shpejtësi të ulët. Ai po ecte nëpër rrugë me trupin e pajetë të vajzës së tij 20-vjeçare Sabrina në sediljen e pasagjerit.
Përveç telefonatës, në mediat australiane është botuar edhe dëshmia e babait para oficerëve të policisë. Ai u tha atyre se Sabrina kishte ulëritur për ndihmë, por kjo nuk e kishte ndalur që t'i merrte jetën.
"E godita me thikë kur nuk po më shikonte, thjeshtë po fliste. Nuk pati asnjë bisedë, ajo thjeshtë ulëriste për ndihmë. Disa herë, vijova ta godisja me thikë".
Petrit Lekaj, një ish-i dënuar për trafik heroine e ka pranuar akuzën për vrasjen e vajzës së tij Sabrina, vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre në Adelaide të Australinë.
Ai mendonte se e bija po flakte tutje jetën e saj duke përdorur drogë e për këtë arsye e goditi atë fillimisht me thikë në bark. Kur ajo nisi të kërkonte ndihmë, ai doli në sediljen e pasme, e kapi nga fyti dhe më pas e goditi edhe 7 herë të tjera. Pas kësaj ai tentoi të vetëvritej, por arriti t'i shpëtonte plagëve të marra.