Nga tenore në soprano, kjo këngëtare trans po shkëlqen në Argjentinë.
Është Maria Castillo Lima dhe ka filluar karrierën si një tenore në teatrin e famshëm Colon të Buenos Airesit para transformimit të saj, pas të cilit, ajo u bë e para grua transeksuale që këndonte nga pozicioni i sopranos në teatër.
Unë kam bërë goxha ndryshime. Një ndryshim i thellë dhe absolut ishte ai për të riedukuar dhe për të rimenduar të gjithë punën time vokale, në mënyrë që ajo të kombinohej me gjininë të cilës unë mendoj se i përkas. Ky, sipas këngëtares është një proces social. Jo thjesht një proces brenda teatrit, por një proces social në Argjentinë. Dhe për të, krahët janë hapur ngadalë?
?Jam e vetëdijshme se kjo shkon përtej ambicieve të mia artistike apo edhe rastit tim personal. Unë e di se kjo mban edhe një mesazh social shumë të rëndësishëm.?
Si këngëtare, Maria është shquar që në shkollë fillore. Vetë mësuesja e saj e muzikës, kujton se kur një ditë, po shkruante diçka në tabelë, kish? dëgjuar një zë pas shpinës së saj. Kish kthyer kokën dhe kishte parë Marian. ?Në rregull?, kish? thënë ajo ?ti e kalon klasën?.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Soprano#Argentina#TopChannel