Në redaksinë e emisionit ?Stop? kanë mbërritur disa denoncime për mashtrime nga ana e shtetases ruse, Svetlana Hakala. Kjo e fundit vetëdeklarohet administratore e agjensisë imobiliare Albanian Dom dhe u shet shtetasve të huaj apartamente pranë bregdetit shqiptar,duke i mashtruar me dokumenta në sipërfaqje e duke bërë shitje pa përkthim të kontratës e pa fatura tatimore, pasi sipas saj ?kështu veprohet në Shqipëri?. Svetlana Hakala ka lindur në Shën Petërsburg dha ka 5 mbiemra.Pasi i mashtron klientët, ajo edhe i kërcënon kur tërhiqen. Bashkë me të punon edhe menaxhëri i saj Ylli Bushi.Bashkë ata shmangin detyrimet tatimore, duke punuar me NIPT-in e një kompanie tjetër.