Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftar" /> Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftar"/>

"Ju flet Moska": Gazetarët-agjentë të Shërbimeve të Huaja në Shqipëri

Ora News Emisione 2018-10-23

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj u ndal mbrëmjen e sotme në debatin mbi fondet sekrete greke në Shqipëri.

Duke analizuar publikimin e këtij skandali, Myftaraj e sheh një lloj aksidenti të dalë nga përplasja mes dy Ministrave të qeverisë Tsipras.

Sa i takon listës me emrat e ardhur nga Athina të gazetarëve dhe jo gazetarëve, Myftaraj thotë se njerëzit që mbrojnë qëndrimet greke janë të njohur në Shqipëri.

Duke i përkufizuar si gazetarët-agjentë të Shërbimeve të Huaja në Shqipëri, Myftaraj thotë se të tillë ka në Turqi, Arabi, Rusi, Beograd, Bullgari dhe Maqedoni.

Myftaraj: Këto ditë nga Athina ka ardhur një nga ato lajme krejt të pazakonta, për të cilën ne e dimë që pak a shumë përbën gjëra që ndodhim megjithëse nuk kemi pasur fakte.

Me një konflikt brenda qeverisë në Greqi, gjatë një debati midis Ministrit të Jashtëm grek tashmë të larguar dhe atij të Mbrojtjes u zbulua një fakt se qeveria greke ka pasur një fond të posaçëm të fshehtë me shumë milionë euro çdo vit me të cilin paguante ndër të tjera dhe gazetarët shqiptarë.

Pagesa bëhej që këta të potenconin, shprehnin, artikulonin, të mbronin në shkrimet e tyre, në daljet e tyre televizive, në debate, të mbronin ose ti shërbenin qëndrimit grek për çështje të ndryshme që ekzistojnë mes dy vendeve. Pse Greqia e zbuloi në këtë kohë? Nuk është se ka një strategji greke ta zbulojnë tani, zakonisht këto gjëra nuk zbulohen kurrë. Fakti që u zbulua si pa dashje në këtë kohë ndodhi për shkak të një debati midis dy Ministrave që nuk janë të vetëdijshëm për atë që quhet 'shteti i thellë'.

Të dy këta, si ish-Ministri i Jashtëm Kotzias dhe ai i Mbrojtjes Kamenos, nuk u përkasin partive që kanë një traditë të gjatë shtetërore dhe një vetëdije të "shtetit të thellë". I përkasin partive që i solli kriza në pushtet. Kjo mungesë vetëdije do të pasqyrohej në sjelljen e tyre. Të zbulosh fondet e fshehta nuk ndodh në një shtet serioz. Por ndodhi dhe mirë që ndodhi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-gazetaret-agjente-te-sherbimeve-te-huaja-ne-shqiperi

Share This Video


Download

  
Report form