Report TV - Bandat, Edi Rama: Në Nëntor agjentë amerikanë në Shqipëri

Report TV 2018-05-03

Views 0

Në nëntor në Shqipëri zbarkojnë agjentë nga Amerika për të asistuar në luftën kundër krimit dhe drogës. Ky fakt është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në parlament. Lidhur me situatën e krimit në vend Rama replikoi ashpër me liderin e opozitës Lulzim Basha.
Kryedemokrati Lulzim Basha vijon me akuzat e ashpra karshi qeverise Rama. Në fjalën e tij në parlament Basha u shpreh se krimi ka sjellë në kuvend përfaqësuesit e partisë Socialiste. Kryedemorkati kërkoi dorëheqjen e Ramës.

?Ju vazhdoni po me të njëjtën muzikë e gramafon, por nuk keni faj se nuk keni tjetër. Sa i përket ndjenjave evropiane ju flisni sikur shqiptarët të kenë ardhur sot, po ata kanë qenë këtu.

Kini parasysh kur flisni që shqiptarët na dëgjojnë nuk janë budallenj, dhe nuk ka zot kanarine që i bën për budallenj. Mos i merrni kaq lehtë shqiptarët, pse do vijnë pas jush për cfarë? Aq më tepër që ju nuk keni faj.

Qirjo Vangjeli të thirra këtu se kam shumë dëshirë të diskutojmë këtu. Qirje Vangjeli të lutem. Shikoni ca jeni ju, Shqipëria do shtet ju në katër vite i keni dalë kundër reformave që kanë pasur rregulla për të bërë shtet. Shqipëri do punë. Do investime më shumë, të gjitha kushteve për të pasur më shumë investime i keni dalë kundër jo se keni faj por sepse nuk mbani përgjegjësi. Ju vini këtu flisni flisni fiken kamerat e ikni.

Share This Video


Download

  
Report form