Për deputetin dhe zëvendëskryeministrin Erjon Braçe, zgjatja e seancë" /> Për deputetin dhe zëvendëskryeministrin Erjon Braçe, zgjatja e seancë"/>

Ora News – "Qesh, qesh, kjo e ka mendjen akoma te Tik Llalla", Braçen e lënë "nervat"

Ora News Lajme 2019-02-26

Views 0

#oranews #erjonbrace
Për deputetin dhe zëvendëskryeministrin Erjon Braçe, zgjatja e seancës nga socialistët nuk ishte për tu bërë karshillëk protestuesve të thirrur nga opozita por përgjegjshmëri para qytetarëve që i kanë votuar.

Braçe: Të miratosh strukturën e KLGJ dhe KLP, të miratosh dy ligje shumë të rëndësishme që ishin iniciativa ime. U kërkoj ndjesë shumë protestuesve që i kisha paraqitur.Të bësh këto nuk është karshillëk por ti shkosh deri në fund reformës në drejtësi, ngritjes së institucioneve. Nëse kemi kriza që riciklohen në mënyrë të dhunshme si kjo që shihni pasojë e drejtëpërdrejtë e sistemit të drejtësisë të munguar në këtë vend për vite e vite të tëra me radhë.

Braçe nuk e shmangu dot tensionin teksa iu drejtua gazetarëve: "Qeshni, qeshni! Unë jam për ata, as për protestuesit e tu.Jam për qytetarët në parlament".

I pyetur se çfarë pritet nëse vala e protestës opozitare vazhdon, Braçe e cilësoi vendimmarrje personale teksa apeloi për ndalje të dhunës.

Braçe: Punë e tyre, është zgjedhja e tyre me djegë mandatet, ishte zgjedhja e tyre dhe me vazhdu protestat.Ajo që mua më takon të bëj thirrje është thirrja që po përsëritet në çdo gjuhë të botës, anglisht kryesisht. Tani dëgjoiva deklaratën e OSBE-së: Të ndalin dhunën! Dhuna nuk i duhet askujt.Ky vend e ka provuar dhunën në mënyrë konstante. Ky vend nuk ka nevojë për dhunë, ka nevojë për qetësi, ka nevojë për mirëqënie.

Frymën e tensionit që po kalonte Braçe e transmetoi edhe në mbyllje të fjalës së tij kur ju drejtua njërës prej gazetareve: "Qesh, kjo e ka mendjen akoma te Tik Llalla".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/qesh-qesh-kjo-e-ka-mendjen-akoma-te-tik-llalla-bracen-e-lene-nervat-para-gazetareve
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form