#rtvora
Ministrin i Diasporës, Pandeli Majko, thotë se kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon të jetë po ai i ish-Jugosllavisë dhe duhet punuar fort për ta shndërruar këtë kufi të shqiptarëve, duke nënkuptuar heqjen e barrierave kufitare.
Majko: Kosova dhe Shqipëria ndihen më mirë, por ne duam të jetë më mirë. Jemi shqiptarë dhe dy kufij këtu. Është kufiri i ish- Jugosllavisë. Duhet ta bëjmë të Kosovës dhe Shqipërisë, i cili do të bëhet shumë shpejt.
Deklaratat Majko i bëri nga Kukësi në përkujtim të 20 vjetorit të eksodit të kosovarëve, kohë edhe kur ka qenë Kryeministër.
Teksa kaloi në këmbë kufirin, Majko tha: Është kënaqësi, pas 20 vitesh flet vetë gjithçka. Çfarë ka ndodhur , si kujtohet, çfarë ka ndryshuar dhe arsyeja pse jemi këtu të gjithë bashkë.
Ndërsa kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu, u shpreh se Kukësi ndihet prapë i nderuar pas 20 vitesh.
Shehu: Këto ditë duhet ti kujtojmë për mirë, për bashkim, për gjithçka.
Në kujtim të eksodit të vitit '99, Bashkia dhe Këshilli i Qarkut të Kukësit në bashkëpunim me Shoqatën Eksod 99 si çdo vit bënë pritjen simbolikë të kosovarëve në Morinë.
Kukësi ishte porta e shpëtimit për mbi 1 milion shqiptarët e Kosovës në vitin 1999 që u dhuna e terrori serb i detyruan të braktisin shtëpitë e marshojnë drejt shtetit amë për shpëtim.
Qyteti i vogël verilindor u vu në ballë të përballimit të një krizë me përmasa ndërtombëtare teksa hapi dyert për 75 mijë persona, që në atë kohë ishin tre fishi i popullsisë së zonës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/perkujtohet-20-vjetori-i-eksodit-kosovar-majko-kemi-nbetur-akoma-me-kufirin-e-ish-jugosllavise
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz