Ora News-Tirana feston 105 vjetorin e pavarësisë, Veliaj: “I shërbejmë për ta çuar akoma më përpara”

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tirana përkujtoi sot 105 vjetorin e ngritjes së flamurit, ditë kur patriotët Refik dhe Hamit Toptani, iu bashkuan arkitektit të pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemalit në projektin që do sillte lindjen e shtetit shqiptar.

Në sheshin para selisë së sotme të Kuvendit të Shqipërisë, aty ku 105 vite më parë burra dhe gra patriote tiranase ngritën flamurin tonë kombëtar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, prefektja, Suzana Jahollari, kreu i Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, përfaqësues të komuniteteve fetare, veteranë lufte dhe qytetarë të Tiranës, vendosën kurora me lule në monumentin që simbolizon këtë moment historik për qytetin.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar gjithë qytetarët e Tiranës për festën e pavarësisë së qytetit, duke theksuar se ky akt i atdhetarëve tiranas 105 vite më parë tregoi se Tirana ka qenë gjithmonë një qytet pararojë. ?Në këtë ditë të bukur gëzuar festën e pavarësisë së Tiranës. Tirana gjithmonë ka qenë avangard. Me sa duket kjo qenka shkruar në histori. Tirana ka shpallur pavarësinë dy ditë përpara pavarësisë së Shqipërisë edhe për faktin që ishin zonat ende të pa pushtuara dhe të parrethuara nga armiqtë, zona e Elbasanit, zona e Tiranës, ndërkohë që armiqtë po i afroheshin Krujës e pastaj Durrësit e më pas Vlora?, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.



Ai u shpreh se ditë të tilla duhet të shërbejnë për të kuptuar se, ashtu si patriotë të qytetit të Tiranës 105 vite më parë morën përsipër të shpallnin pavarësinë e Tiranës, ashtu edhe sot qytetarë të saj duhet të shërbejnë për ta çuar Tiranën akoma më përpara në betejat e tjera me të cilat përballet sot njerëzimi, siç është varfëria.

?Unë besoj që sot thirrja është të vazhdojë të jetë në avant - garde, edhe për pavarësi të tjera, për pavarësinë nga varfëria, nga injoranca dhe besoj që Tirana do të vijojë të jetë kryeqytet jo vetëm i Shqipërisë por edhe i gjithë shqiptarëve. Sapo u kthyem nga Brukseli ku kanë filluar përgatitjet për festën e Pavarësisë dhe më vjen mirë që kauza shqiptare sot është me fortë se kurrë dhe të gjitha burojnë nga energjia e Tiranës . Nëse kemi një kryeqytet që vazhdon me punë, një kryeqytet që vazhdon me entuziazëm, që vazhdon me optimizëm, kjo reflektohet kudo?, shtoi Veliaj.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/tirana-feston-105-vjetorin-e-pavaresise-veliaj-i-sherbejme-ta-cuar-akoma-me-perpara

Share This Video


Download

  
Report form