Rreth 10 mijë fidanë pishe iu shtuan këtë fundjavë Parkut të Liqenit të Vaqarrit. Dhjetëra vullnetarë dhe punonjës të institucioneve të varësisë së Bashkisë së Tiranës iu bashkuan aksionit për mbjelljen e fidanëve të rinj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se tani është koha për të rikuperuar sipërfaqet e gjelbra, të cilat janë dëmtuar ndër vite nga dora e njeriut. ?Jemi në një zonë, e cila në fund të viteve ?90 ishte e gjitha e gjelbëruar, plot me pisha e dafina. Tani kemi dy mundësi, o të vajtojmë të mirat që kishim dhe i prishëm vetë, ose të themi: sot është dita të fillojmë rikuperimin dhe të kemi një ofensivë të së mirës ndaj së keqes, të gjelbërimit ndaj atyre që abuzojnë e që presin pyjet?, tha Veliaj, teksa theksoi ndërgjegjësimin e qytetarëve të Tiranës për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit dhe përkujdesja për shtimin e hapësirave të gjelbra.
?Kemi arritur një nivel emancipimi, ku sot duhet t?i kthejmë reston natyrës, jo vetëm se kjo është gjëja e drejtë për të bërë për mjedisin, por mbi të gjitha është e drejtë për fëmijët. Një qytet, i cili pret vetë pemët e veta dhe nuk i rimbjell ose nuk rikuperon humbjet, do të thotë se është një qytet pa memorie për të shkuarën, por edhe pa të ardhme për fëmijët e tij?, vijoi kryebashkiaku.