http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kushdo qe hynte në Tirana nga ana e Kombinatit mund të shikonte kodrat në anën e djathtë të rrugës, thuajse të zhveshura nga pemët. Bashkia e Tiranës kërkon ta ndryshojë këtë pamje në zonën e Allgjatës duke mbjellë 25 mije fidanë.?Jemi sot në një kodrinë që ndodhet pas Kombinatit, një Kombinat që gjatë kohës së komunizmit prodhonte ndotje, që gjatë kohës së tranzicionit prodhonte ndërtime pa leje dhe prerje pemësh, dhe një Kombinat që sot po i ndryshon faqja, duke nisur nga rrugët kryesore, tek urbanizimi i lagjeve, por mbi të gjitha tek kjo kurorë.?Shkatërrimi shumëvjeçar i natyrës ka prodhuar probleme të shumta, sidomos më emergjencat civile. Ndaj gjelbërimi sot është siguri për të ardhmen.?Një revolucion të tillë, Shqipëria nuk e ka parë kurrë në epokën e demokracisë. Mjafton të shohim se sa terrene të prera nga pemët ka, që korrespondojnë ku ka erozion, shembje të tokës dhe ku ka probleme me emergjencat civile. Besoj që ?paja? që mund të lëmë për 10, 30, 50 vitet e ardhshme janë fidanët që mbjellim sot, 65.000, të cilët sot e kanë tejkaluar më në fund rekordin që kishim për këtë vit.?Veliaj ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë kohën dhe t?i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve.