Ora News - Berisha: Ndërkombëtarët po keqinformohen, të monitorojnë

Ora News Lajme 2019-02-22

Views 0

#oranews

Nje ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, ish kryemisnitri Sali berisha, kishte nje thirrje për socialsitët në vend. Berisha, tha se Edi ranga në pushtet është rrezik kombëtar.

Sali Berisha: "Unë i bëj thirrje socialistëve në interesin më të mirë të tyre dhe të Shqipërisë të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti pasi e them absolutisht me bindjen më të thellë se urrejtja ndaj Edi Ramës dhe regjimit të tij bëhet çdo ditë e më e pakufishme. Ata duhet ta dijnë se unë kam konstatuar më 16 dhe dje në masat e gjëra protestuese atë urrejtje që e kam takuar vetëm në vitin 1990- 1991 ndaj diktatorëve dhe diktaturës. I bëj thirrje socialistëve të mos nënvlerësojnë situatën, sepse në mënyrë absolute ndëshkimi popullor për Ecdi Ramën do të jetë tepër i sigurtë. Ndaj ti thërrasin mendjes. Ky është një revolucion i nisur nga studentët tani e kanë marrë fjalën qytetarët. Çdo javë e Edi Ramës në pushtet është rrezik madhor kombëtar. Ik! Ik dhe vetëm ik! Dilni socialistë përzini Edi Ramën, largone nga pushteti njeriun më të rrezikshëm pas Enver Hoxhës"

Berisha ishte sot paradite për të parë ekspozitën e piktorit shqiptar Avni Delvina.

Duke komentuar videon që Rama i ka dërguar diplomatëve lidhur me të, Berisha tha se po shkohet drejt konfrontimit civil dhe socialistët duhet ta largojnë kryeministrin me patjetër.

Berisha: "Situata në rrafshin social dhe politik është eksplozive. Po shkohet drejt konfrontimit civil jemi në kushtet e grushtit të shtetit. Rama pasi asgjësoi Gjykatën Kushtetuese mori funksionet e saj dhe tregoi se nuk njeh Kushtetutën në këto kushte veprimi që bëri opozita ishte veprimi historik absolutisht i detyuar dhë asgjë tjetër. Veprimet puciste të maxhorancës e sollën vendin në këtë shkallë ndaj i bëj thirrje socialistëve largojeni të mos e largojë populli"

Opozita po bën përgatitje të ethshme për zgjedhje por zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë, jua garantoj.

Një mesazh kishte edhe për ndërkombëtarët, duke u kërkuar atyre të vijnë dhe të monitorojnë zhvillimet në vendin tonë, pasi siç tha ai po keqinformohen.

Sali Berisha: "Unë dua të siguroj të gjithë miqtë tanë kudo që janë se ky është një veprim që ka një qëllim të vetëm mos pranim për të qenë fasadë e së keqes dhe daljen në shesh betejë për të mbrojtur ato vlera mbi të cilat ndërtohen shoqëritë e lira. I bëj thirrje të vijnë e të shohin realitetin këtu në Shqipëri"


Duke komentuar videon që Rama i ka dërguar diplomatëve lidhur me të, Berisha tha se po shkohet drejt konfrontimit civil dhe socialistët duhet ta largojnë kryeministrin me patjetër.

"Një njeri me imunitet dhe një pa imunitet është dallimi si nata me ditën për akses tek drejtësia"



Për më shumë lexoni në:
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://b...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS