Ora News - Berisha: Po bëhet gati fshirja e 100 mln euro borxh të Besos së Tajvanit

Ora News Lajme 2018-10-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se ajo që ka ndodhur me inceneratorët nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, ku shteti i jep 180 mln euro një privati për të ndërtuar djegësit dhe i blen energjinë më shtrenjtë.

Zheji: Krahas bandave siç thoni ju, ka edhe biznesmenët më të mëdhenj shqiptarë që duan të bëjnë biznes. Ka zëra që vijnë edhe nga brenda PD-së, që thonë se kjo është një gjobëvënie.

Berisha: PD paraqiti një platformë të luftës, e cilësoi oligarkëve, unë do të thoja të krimit ekonomik. Ku e nis PD këtë? E nis me një realitet që kurrë nuk ka ekzistuar në një vend të quajtur të lirë. Merrni inceneratorët, në një akt të paprecedentë në historinë e botës.

Unë si kryeministër të jap ty 180 mln euro nga paratë e taksapaguesve për të ndërtuar 3 djegës. A ka precedentë të tillë në botë? Ka! Bëhet me tendër të hapur dhe ai që i ndërton me shumën më të arsyeshme, merr paratë dhe shkon në punë të vet. Këta japin 180 mln euro, ndërton djegësat, t'i lënë ty prapë për 25 vjet.

Taksapaguesit e Elbasanit dhe Tiranës do të paguajnë për çdo ton plehra që djegin. Ti do të prodhosh energji. Do ta blej me detyrim me një çmim më të lartë se çdo çmim tjetër energjie. A mund të ndodhë në këtë botë një gjë e tillë përveç Shqipërisë që ka një kryeministër hajdut të çdo lloj standardi. Para tre ditësh u bë një dëgjesë publike në Sharrë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/berisha-ajo-qe-ndodh-me-inceneratoret-nuk-ndodh-askund-ne-bote

Share This Video


Download

  
Report form