Ora News – ‘Të ndërhyjnë ndërkombëtarët’, Topi: Kemi humbur besimin te partitë

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, kërkon ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e situatës së rëndë politike. Përgjegjës për situatën ai bëri partite politike, për të cilat tha se kanë braktisur qëllimisht Komisionin e Reformës Zgjedhore. FRPD do të hyjë në zgjedhje, tha Topi, ndërsa shtoi se nuk mbështet opozitën në kërkesën e saj për qeveri teknike.
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjë me shpejtësi dhe të ndërmjetësojë mes forcave politike shqiptare.
Ai tha se partia që drejton do të hyjë në zgjdhjet e 18 qershorit, ndërsa nuk mbështet kërkesën e opozitës për qeveri teknike.
Topi: Të hyjnë me shpejtësi për të luajtur rolin e mediatorit. Sot unë nuk i bëj thirrje më as Presidentit të Republikës i cili asnjëherë në këtë situatë nuk ka qenë personi mbi palët, madje ka qenë palë.
Kreu i FRD-së tha se forcat politike e kanë braktisur qëllimisht Komisonin e Reformës Zgjedhore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-nderhyjne-nderkombetaret-topi-kemi-humbur-besimin-te-partite/

Share This Video


Download

  
Report form