Report Tv-Dorëheqja e opozitës fjala e plotë e Kryeministrit Rama

Report TV 2019-02-21

Views 0

TIRANE-Kryeministri Edi Rama i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës pas firmosjes për të djegur mandatet dhe protestave, por për forcimin e demokracisë dhe kurrsesi për zgjedhje të parakohshme. Përmes një konference për shtyp, Rama u shpreh se nuk do të pranojë kurrë që të dialogojë për retorikën e dhunshme, as dhunën mbi institucionet, as imponimin me dhunë të raporteve politike apo ndërprerjen e mandatit legjitim përmes një veprimi që e cilësoi kamikazi politike. "Opozita ka konsumuar një akt të panjohur në historinë e vendeve me zgjedhje. Një akt i paparë dhe i padëgjuar, por jo i pashpjegueshëm. Jemi gati të ulemi dhe të dialogojmë për gjithcka që i shërben forcimit të demokracisë. Një ndër gjërat që mund të diskutohet nuk është as retorika e dhunshme, as dhun mbi institucionet dhe as imponimi me dhunë i raporteve politike dhe as ndërprerja e mandatit legjitim përmes një kamikazi politike. Dora e bashkëpunimit me opozitën është e shtrirë edhe kjo temë do të ketë kohën e vet më herët se vonë " tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk do të heq dorë nga mandati që ka marrë nga shqiptarët duke i kujtuar opozitës së në 2017 u rikonfirmua, teksa në pushtet ishte bashkë me opozitën, e cila monitoroi zgjedhjet. "Jam zgjedhur kryeministër dy herë, herën e parë në një koalicion pas tetë vitesh në opozitë, herën e dytë me shumicë absolute pas një palë zgjedhjesh në një qeveri me opozitën, kujtoj që opozitës iu dhanë të gjitha ministritë që kërkonte dhe agjenci shtetërore, plus kryetarin e KQZ dhe gjithcka tjetër që kërkoi. Nuk mund të bëjmë asgjë për vetëvrasjen politike të opozitës. Populli do të flasë në zgjedhjet e qershorit të këtij viti dhe ato të 2021. Përgjegjësia është të vijojmë drejt dhe t'u shërbejmë me përkushtim të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim, aq më tepër kur demokratët nuk i përfaqëson asnjë në Kuvend".

Ditën e sotme, ku opozita firmosi djegien e mandateve, Rama e cilësoi si më të keqen për demokracinë dhe që mund të rezultojë fatale për negociatat. "Kjo është ditë e keqe për demokracinë. E dëmshme sa të duash kjo sjelle destruktive e opozitës. Kjo është fatkeqësia e këtij vendi që goditet për të vetët. Mund të rezultojë fatale për çeljen e negociatave". Por si i komenton kryeministri Rama thirrjet e ndërkombëtarëve dhe kush është halli i vërtetë i protestës së opozitës sipas tij? "Ata që sot ankohen se jetojnë në Venezuelë, atje SHBA dhe BE-ja janë me opozitën, ndërsa këtu kundër. Këta lanë mandatet se nuk kanë pas popullin dhe kanë frikë nga drejtësia e re. Ata që përmes politikës kanë bërë banjo edhe për macen, ndërsa sot i flasin popullit nga maja e takave sikur të ishin të dërguarit e Zotit" tha ai.

Gjatë konferencës Rama nuk kurseu 'thumbat' kundër Bashës, Metës, Berishës dhe Kryemadhit. "Nuk kam rënë nga qielli, unë nuk jam i pagabueshëm, kam bërë gabime, por ditur të kërkoj edhe falje. Ndonjëherë edhe e kam humbur sensin e masës në reagimet e mia, por Saliut nuk i kam thënë kriminel me duart me gjak, apo Ilirit ti k...

Share This Video


Download

  
Report form