Raporti për Presidentin, Rama: Meta, tutor i opozitës! Uji i 'Venecia'-s nuk e lau (Fjala e plotë)

Report TV 2020-08-04

Views 0

TIRANE-Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca e posaçme për të shqyrtuar dhe miratuar raportin e Komisionit Hetimor që shpëton Ilir Metën nga shkarkimi. Kuvendi i Shqipërisë në rendin e ditës ka vetëm një çështje për diskutim dhe ku nuk pritet që të ketë surpriza. Deputetët pritet që të vulosin shpëtimin e Presidentit Ilir Meta nga shkarkimi.

Raporti u hartua nga relatorja socialiste Klotilda Bushka dhe u miratua nga socialistët me rezervën e Bashkim Finos dhe kundërshtimin e opozitarëve. Historia nisi një vit më parë, ku presidenti Ilir Meta anuloi datën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, socialistët ngritën një komision të posaçëm hetimor për veprimet e kreut të shtetit, ndërsa rrugës iu shtua edhe ai për debatin në Gjykatën Kushtetuese.Kryeministri Edi Rama u shpreh se PS-ja u bazua te raporti i Komisionit të Venecias, që tha se shkeljet e presidentit nuk janë të mjaftueshme për ta shkarkuar. "Janë një seri shkeljesh nga presidenti të nënvizuara nga Komisioni i Venecias, që flasin për drejtësinë tonë për t'ia nënshtruar një komisioni të posacëm hetimor, që ka bërë një punë voluminoze dhe ka dhënë një ndihmë të madhe me rekomandimet përkatëse. Kjo është një tjetër mundësi për të parë qartë dallimin mes nesh dhe gjithckaje që thuhet gabimisht apo keqdashësisht për ne. Ne e kemi lexuar me shumë vëmendje raportin e Venecias dhe nuk e kemi konsideruar ndonjëherë komisionin e Venecias si ndonjë ankes të punës sonë, por pikë referimi dhe për derisa thotë se sipas gjykimit të tij se shkeljet e bëra nuk janë mjaftueshmërit të rënda për të shkarkuar presidentin, atëherë kemi parë me shumë vëmendje konstatimet, që nuk na rekomandon të shkarkojmë presidentin, por na rekomandon të marrim masa për të ardhmen në mënyrë që të kufizojmë hapësirën e abuzimit nga ana e presidentit, jo thjeshtë të këtij por të cdo presidenti. Uji i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë Presidentin, por në pah një nga një të gjitha shkeljet, të një natyre që lidhet që lidhet me një vullnet politik për ta ushtruar detyrën në mënyrë të njëanshme dhe për t'u sjellë në zyrën e presidentit si tutor i opozitës. Ilir Meta u bë president me votat e tij dhe tonat, se nuk i kishim për të zgjedhur presidentin" tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form