Gjatë ditës së protestës dhunshme të opozitës Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, hodhi akuza në drejtim të policisë dhe gardës se ka përdorur gaz lotsjellës që ka sjellë helmimin e protestuesve.
Mesa duket kryetarja e LSI harroi se në 2015-tën kur forca e saj politike ishte në qeveri, në kuadër të ligjit për Policinë e Shtetit u miratua një VKM ku përcaktonte lojet e armatimit dhe lendeve neuroparalizuese dhe të mjeteve të tjera që mund të përdorë Policia e Shtetit.
Në atë vendim specifikohet edhe për llojin e municioneve dhe armative që policia mund të përdorë kundër turmave.
?Strukturat e policisë së Shtetit në fuknsion të zgjidhjes së detyrave me armatim, municion, lëndë neuparalizuese dhe mjetet të përdorimit të forcës: armë zjarri të shkurtra , sipas kësaj lidhje mundë të përdorin armatim:
Armë zjarri të shkurtra : 9X19 mm/ Armë të gjata: Pushkë gjysmëautomatike kalibër 5.56 mm deri 9x19mm.
Automatik, shotgun kalibër 12 g, shotgun lëshues kalibër37/38x40 Ga, armë antitanke një përdorimshe, armë të ftohta etj", thuhet në vendimin e VKM nr.293, datë 08.04.2015.
Më 16 shkurt Kryemadhi nuk ngurroi të theksonte se ndaj protestuesve policia ka përdorur lënde helmuese .Në 2015 kur Partia Socialiste dhe Lëvizja socialiste për Integrim ishin së bashku me qeveri u mor një vendim që përcaktonte municionet dhe mjetet që policia mund të përdorte në rastet kur protestuesit ushtronin dhunë ndaj forcave të rendit. Siç duket në listën e mëposhtme saktësohet se kundër turmave mund të përdoren municione më lëndë irrituese në formë pluhuri, lëngu me përbërje CS, CN, OC që hidhen me shotgan me granata, sprajt ose tubet për mbrojtjen menaxhimin dhe kontrollin e turmave.