Report TV - Kryemadhi: LSI amendamente në kuvend për 8 kërkesat e studentëve

Report TV 2018-12-12

Views 0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi doli sot në një konferencë për shtyp për protestën e studentëve. Kryemadhi tha se LSI i propozon Kuvendit dy amendamente, që sipas saj zgjidhin përfundimisht këtë çështje. Kryemadhi tha se këto propozime janë zgjidhja e vetme për të zgjidhur kërkesat e studentëve. Kryemadhi propozoi që qeveria të japë 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, GDP, për arsimin, si edhe të krijohet një Fond Emergjence për Arsimin me vlerë 5 miliardë lekë.

Sot ne i propozojmë Kuvendit dy amendamnete që zgjidhin përfundimisht 8 kërkesat minimale dhe kostoja e tyre për Edi Ramën është inekzistente. Konkretisht propozojmë., amendament në ligjin për buxhetin 2019. Ligji për buxhetin të bëhen këto shtesa dhe ndryshime, në tabelën 1 të ndryshohet totali i zërave për arsimin. Të bëhet nga 7 miliardë e 500 mln në 14 miliardë e 909 milionë lekë. Vetëm 1% e GDP-së. këto para? Shumë ethjeshtë, buxheti është 46% e GDP-së kalon për të paguar koncesionarët. Le t?ja lejë 45% koncesioneve dhe 1% t?jua japë studentëve.totali i shpenzimeve për fondet shkencore të bëhet nga 620 mln lekë në 1 miliardë. Neni dy, të krijohet fondi i Emergjencës për Arsimin me vlerë 5 miliardë lekë. Këto para të përdoren për infrastrukturë. Paratë? Të anulohet tenderi i Unazës së Re. Këto propozime janë e vetmja mundësi për të zgjidhur kërkesat minimale të studentëve shqiptare.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së

Share This Video


Download

  
Report form