Deputeti i opozitës i cili pranoi mandatin e deputetit pas vendimit të PD dhe LSI për të djegur mandatet ka folur për Report Tv me gazetaren Esiona Konomi, lidhur me arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi. Ai thotë se vendimi ishte i tij dhe nuk është ndikuar nga asnjë.
I pyetur nëse do ta votojë reformën zgjedhore të propozuar nga kryeministri Rama ai deklaroi se mund ta votojë për emigrantët. Shehu deklaron se LSI nuk e pyeti më herët për vendimin e djegies së mandateve, gjë për të cilën ai shprehet se është kundër.