#oranews #aleatet #opozita
Aleatët e Lulzim Bashës mbështesin propozimin për një platformë bashkëpunimi për zgjedhjet e ardhshme vendore. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi vlerësojnë platformën, por kërkojnë që në një fazë të dytë të negociohet në detaje, kryesisht për reformën zgjedhore.
Aletatë e Lulzim Bashës, paltformën e bashkëpunimit e shohin si një dokument parimesh dhe listë sfidash që kërkojnë përgjigje.
Kryetari i republikanëve, Fatmir Mediu, thotë se marrëveshja, krijon një hapësirë institucionale që përcakton qëllimet e qarta politike për çdo forcë opozitare.
Fatmir Mediu: Padyshim marrëdhënie elektorale të qenësishme për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm dhe e dyta për të garantuar një ndryshim politik që është i domosdoshëm në Shqipëri përballë një situate të papranueshme që ka të bëjë jo vetëm me varfërinë por me kontrollin që ka krimi dhe korrupsioni i lidhur me qeverinë në këtë vend.
Edhe Dashamir Shehi i LZHK-së vlerëson platformën, ndërsa thotë se opozita objektiv të qartë duhet të ketë largimin e Ramës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aleatet-mbeshtesin-lulzim-bashen-te-diskutojme-reformen-zgjedhore
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz