#rtvora #oranews
Partia Demokratike ne konsultim me aleatët e saj, prej ditësh ka nisur punën për një platformë të plotë për zgjedhje te lira dhe të ndershme, ku pjesë është edhe reforma zgjedhore.
Mbetet e paqartë se ku do të dorëzohet ky dokument, në kushtet kur mazhoranca është e vendosur që punën ta organizojë vetëm brenda Komisionit të Posaçëm të Reformës, i cili për Partinë Demokratike është ilegjitim.
Por aleatët e Lulzim Bashës, mendojnë ndryshe ndërsa i sugjerojnë atij që opozita të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Reformës zgjedhore, e thirrur për tu zhvilluar ditën e enjte.
Fatmir Mediu: ?E rëndësishme në rradhë të parë është që opozita të ketë një produkt që garanton, sipas gjykimit tonë, nga pikëpamja ligjore dhe kushtetuese zgjedhje të lira e të ndershme, madje shtyn drejt një implementimi të ligjit në mënyrë të drejtë. Por them edhe diçka tjetër që unë nuk kam asnjë kompleks se ku ulem dhe me kë ulem. Ajo që dua të bëj është një gjë që ti vlejë vendit dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.?
Dashamir Shehi thotë se udhërrëfyes për procesin e reformës elektorale, nuk duhet të jenë vetëm rekomandimet e OSBE-së, por dhe 9 kushtet e Bundestagut gjerman.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/bardhi-pd-e-gatshme-te-kontribuoje-ne-reformen-zgjedhore
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz