Gjonaj,Lleshaj:Vendimi për Dritan Dajtin kriminal - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-02-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se vendimi për pranimin e kërkesës së Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar nga ana e gjyqtarëve është një skandal.Në një dalje për mediat, pak minuta pas ministres Gjonaj, Lleshaj tha se trupa e gjyqtarëve ashtu si dhe klientët e ka vendin pas hekurave.?48 orët e fundit kanë qenë orë të përjetimeve të rënda për familjarët e oficerëve të rënë në krye të detyrës më 7 gusht të vitit 2009, për Policinë e Shtetit dhe për gjithë qytetarët shqiptarë, si pasojë e një vendimi kriminal të disa gjyqtarëve që meritojnë plotësisht t?u bashkohen prapa hekurave klientëve të tyre. Kam pritur këto 48 orë sa të sigurohesha që ky krim i njerëzve me imunitet ligjor dhe kushtetues të mos kishte si përgjigje vetëm një deklaratë publike, por edhe një reagim të fortë e të vendosur si dhe një proces të qartë ligjor.?Lleshaj deklaroi se nuk do të ketë paqe për Policinë e Shetit deri sa vendimi të zhbëhet nga Gjykata e Lartë.Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar në lidhje me vendimin e trupës së Gjykatës së Apelit për uljen e dënimit me 25 vjet ndaj Dritan Dajtit, i cili është i akuzuar për vrasjen e katër policëve.Në një dalje për mediat, Gjonaj tha se vednimi i për pranimin e gjyqit të shkurutar nga ana e trupës së gjyqtarëve është një aferë e pastër korruptive pasi ajo është në kundërshtim të hapur me Kodin e Procedurës Penale.Gjonaj thekosi se ministria do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjore ndaj trupës së gjyqtarëve që dha vendimin për Dritan Dajtiin.?Vendimi i trupës së gjyqtarëve për pranimin e gjyqit të shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vjet burg për një të pandehur i akuzuar për vrasjen e 4 policëve tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale. Prej 48 orësh kemi punuar intensivisht për të adresuar një skandal të tillë të papranueshëm, të përmasave të tilla të pa tolerueshme të gjyqtarëve që kanë dhënë vendimin në kundërshtim me ligjin për personin e akuzuar për vrasjen e 4 policëve. Duke ndarë revoltën legjitime të çdo qytetari përballë këtij lajmi të shëmtuar që vjen nga segmente, ku ende nuk ka arritur procesi i vettingut, duhet të theksoj se do të ndjekim të gjitha hapat me mjetet ligjore që jeta e 4 dëshmorëve të atdheut të peshohet në kandarin e korrupsionit në mungesë totale të profesionalizmit të disa gjyqtarëve që nuk meritojnë asgjë tjetër përveç se përbuzjes.??Edhe pse nuk mund të jap detaje, deklaroj se Operacioni ?Forca e Ligjit? është vënë në veprim të plotë për të adresuar me të gjithë forcën e së drejtës atentatin e qartë, brutal dhe skandaloz që i është bërë drejtësisë në vendin tonë, sakrificave të panumërta dhe gjakut të derdhur nga qindra punonjës të Policisë së Shtetit shqiptar përgjatë tri dekadave të fundit. Nuk mund dhe nuk do të ketë paqe në shpirtin e Policisë së Shtetit, por as edhe tek unë si Ministër i Brendshëm, derisa ky vend...

Share This Video


Download

  
Report form