Meta: KLGJ e prokuroria të hetojnë vendimin për Dritan Dajtin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-02-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta ka komentuar këtë të hënë vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj Dritan Dajtit për zhbërjen e dënimit me burgim të përjetshëm.Në një prononcim për mediat, pas konferencës të organizuar nga INFOÇIP me temë ?Marrëdhëniet e Punës dhe Shqyrtimi Gjyqësor?, Meta deklaroi se mbështet fuqimisht reagimin e ambasadorit Soreca për mbledhjen e menjëhershme të KLGJ dhe prokurorisë për të vlerësuar rastin.?Mbështes fuqimisht reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të Bashkimit Europian, zoti Soreca, që KLGJ-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme të vihen në lëvizje për të vlerësuar dhe për të verifikuar dhe hetuar çështjen në fjalë.?Por krahas kësaj deklarate Meta u pyet edhe në lidhje me rrëzimin e dy kandidaturave për KLSH nga mazhoranca dhe nëse deputeti Angjeli do të jetë I përzgjedhuri I radhës për këtë post.?Unë jam i bindur që të gjitha zgjidhjet dhe propozimet e Presidentit të republikës synojnë forcimin e institucioneve të pavarura, dhe gjithmonë këtë gjë do të synojnë. Synojnë forcimin e sundimit të ligjit në vend dhe jo të sundimit të shumicave.?

Share This Video


Download

  
Report form