Meta: Prokuroria dhe KLGJ te hetojne rastin Dajti

RTV KLAN 2019-02-11

Views 1

Ashtu si Ambasadori i Bashkimit Europian dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon hetim nga organet e drejtësisë për vendimin e gjykatës, që vendosi dënimin me 25 vjet të Dritan Dajtit, për vrasjen e 4 policëve në Gushtin e 2009.

?Mbështes fuqimisht reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të Bashkimit Europian, zoti Soreca, që KLGJ-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme të vihen në lëvizje për të vlerësuar dhe për të verifikuar dhe hetuar çështjen në fjalë?, tha Meta duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për uljen e dënimit ndaj Dajtit.

Meta flet për kandidaturën për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit pas rrëzimit nga maxhoranca të 2 të dekretuarve prej tij në këtë post, Vitore Tusha dhe Bahri Shaqiri. Kreu i shtetit as nuk pohon dhe po ashtu nuk mohon se Anastas Agjeli, deputeti socialist, do të jetë kandidatura e tij e 3. Kur pyetet, ai flet për sundimin e ligjit mbi atë të maxhorancave.

E duke folur për shumicën, i ftuar të flasë në një konferencë për shqyrtimin gjyqësor administrativ, Presidenti foli për mos respektim të ligjit me largimet e padrejta nga puna të punonjësve të administratës.

Kreu i shtetit propozon që në rast se gjykata vendos se largimi i punonjësve është i padrejtë, atëherë faturën financiare për dëmshpërblimin e tyre, të mos e paguajnë më taksapaguesit, por drejtuesi që ka firmosur shkarkimin abuziv.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS