Ora News - Refuzohet shtyrja e komisionit hetimor për Saimir Tahirin

Ora News Lajme 2019-01-30

Views 1

#oranews #saimirtahiri

Çështja "Tahiri" vijon të ndezë debate mes opozitës dhe mazhorancës. Kërkesa për shtyrjen e afatit të Komisionit Hetimor "Tahiri" është refuzuar nga mazhoranca për shkak të kalimit të afateve ligjore, ndërsa opozita shprehet se organet e shtetit kanë refuzuar që ti japin informacion. Nenkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha se hetimi do të zgjerohet, ndërsa Taulant Balla i bëri thirrje opozitës që të bëjë kërkesë ligjore për Komision të ri.

Mazhoranca ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të shtyrë afatin e Komisionit Hetimor për çështjen "Tahiri".

Komisionit që drejtohet nga demokrati Edi Paloka i ka përfunduar afati që më 6 dhjetor, por opozita pretendon se disa organe shtetërore kanë penguar punën e këtij Komisioni, duke mos dhënë informacione për hetimin e mëtejshëm.

Kjo çështje solli debat në Konferencën e Kryetarëve.

Paloka: Nuk kemi mundur të hedhim asnjë hap më tej pasi institucionet që janë të detyruara të kthejnë përgjigje për informacionin e kërkuaar nga Komisioni nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

Balla: Së pari dua t'ju njoftoj që nuk është aspak e vërtetë që Komisionit nuk i është dhënë dokumentacion. Në vlerësimin tim, Komisionit i është vënë në dispozicion pjesa më e madhe e dokumentacionit.

Por opozita, siç u shpreh nënkryetari i PD-së Paloka, nuk do të heqë dorë nga hetimi i çështjes "Tahiri" të nisur prej marsit 2018.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/refuzohet-shtyrja-e-komisionit-hetimor-saimir-tahirin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form