Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Parlamenti shtyn me tre muaj punën e komisionit hetimor ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Vendimi u mor me 72 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenim ndërsa opozita nuk ishte e pranishme. Prej fillimit të këtij sesioni parlamentar opozita e bashkuar ka bojkotuar seancat parlamentare duke mbjajtur mbledhje në qytete si Shkodra dhe Elbasani.
Objekti i punës së tij është verifikimi i pasojave të vendimit të parlamentit për të mos lejuar arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm të akuzuar për përfshirjen në trafikun e drogës.
Një tjetër objekt është dhe verifikimi i rolit të Ministrisë së Drejtësisë në ekstradimin në Itali të Nazer Seitit, i akuzuar dhe si financier i grupit 'Habilaj' të arrestuar në Itali.
Opozita akuzon se me këto veprime, si Kuvendi ashtu edhe Ministria kanë ndikuar në procesin hetimor.
Komisioni u ngrit më 15 mars 2018
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shtyhet-me-tre-muaj-komisioni-hetimor-tahirin