Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këshilli i Rregullores Mandatit dhe Imunitetit të deputetëve do të mblidhet nesër ne mesditë për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka deklaruar se materiali i Prokurorisë tashmë i është dhënë të gjithë anëtarëve të Komisionit.
Gramoz Ruçi: 1-Materiali i depozituar pranë kuvendit nga ana e Prokurorisë së Tiranës ti vihet në dispozicion brenda ditës së soçme të gjithë anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe Rregullores.
2-Po kështu ky material brenda ditës së socme ti vihet në dispozicion deputetit Saimir Tahiri.
3-Brenda ditës së nesërme në orën 11:00 pranë selisë së Kuvendit kam urdhëruar mbledhjen e Këshillit të Rregullores Imunitetit dhe Mandateve.
4-Njoftimin e Prokurorit të Tiranës dhe të deputetit Tahiri për vendin, kohën dhe rendin e ditës së kësaj mbledhje.
Ndërkohë për deputetët e PD, vonesa është pa kuptim.
Halimi: Dënoj ashpër qëndrimin e Gramoz Ruçit, i cili tregoi se është vetëm një vegël në duart e Edi Ramës, ku kërkon kohë vetëm e vetëm të shkatërrojë provat që lidhin krimin e Saimir Tahirit me Edi Ramën. Çdo minutë që kalon është në favor të krimit, është kundër drejtësisë dhe kundër qytetarëve.
Nga ana tjetër edhe kryetar i grupit parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi se do të veprohet ashtu si dhe në rastet e tjere, por shton se opozita kërkon të fitojë pushtet.
Balla: Ne do ta bëjmë procedurën njëlloj; edhe në rastin në fjalë, që mezi po prisni dhe me të drejtë; por edhe në raste të tjera që do të vijnë në Kuvendin e Shqipërisë, me qëllim që beteja jonë për drejtësinë të mos ketë asnjë pengesë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pasdite-pritet-mbledhja-e-keshillit-te-mandateve-per-tahirin/