Si ndjehet kur Rama e quan 'Doktoreshë'? Kryemadhi: Është një titull shumë me vlerë për mua

Report TV 2019-01-28

Views 0

Monika Kryemadhi komentoi te "5 pyetjet nga Babaramo" sesi ndjehet kur kryeministri Edi Rama e quan "doktorëshe". Ajo tha se nuk ndjehej aspak e fyer sepse misioni i doktorit është të kujdeset për njerëzit. "Doktoreshë nuk është fyerje... Doktoresha është një titull shumë me vlerë për mua. Doktorët janë ata që kujdesen për shëndetin e njerëzve. Në fund të ditës, duam apo nuk duam, kur të plakemi te doktori do shkojmë. Mendoj se titulli doktoreshë është shumë i mirë. Ramës nuk i kam thënë i droguar, por i kam thënë mos pi mall, por bëj palestër sepse ka probleme me frymëmarrjen. Nga ana kimike ajo vërtetë të jep energji, por ka efekte", shtoi ajo.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS