TIRANË - Gjatë konferencës së biznesit Shqipëri-Gjermani, kryeministri Edi Rama tha se investimet gjermane në Shqipëri si dhe numri i sipërmarrjeve me kapital gjerman nuk është në nivelin e dëshiruar pavarësisht se Gjermania është investitori kryesor.
Rama duke folu për një nga investimet më të rëndësishme Gjermane në Shqipëri, të ?Tirana Biznes Park?, ku janë investuar 100 milionë euro, ai veçoi se, ky investim sjell?në zemër të Shqipërisë një copë Gjermani?. Kryeministri tha se nga ky investim pritet të punësohen 10 mijë vetë.
?Urë ndërveprimi ku nuk do të qarkullojnë vetëm para. Para disa ditësh mësova se familja ia kishte besuar dhëndrit të njërës prej katër vajzave. Për Shqipërinë është lajm i mirë se dhëndri nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se të provojë histori sukses se e ka merituar zemrën e gruas?, deklaroi Rama.
Duke i cilësuar investimet e huaja direkte ato që do të bëjnë diferencën në zhvillimin ekonomike të vendit, Rama u shpreh se Shqipëria vuan nga menaxhimi i burimeve si dhe nga imazhi i keq i Shqipërisë tek investitorët e huaj.
?Shqipëria vendi i dytë për burime natyrore. Por Shqipëria vuan prej më shumë se dy dekadash për ujë të pijshëm dhe për vaditje dhe vuan defiçenca të rënda në furnizimin me energji elektrike. Donatorët kanë investuar sa që sot duhet të kishim sistem funksional por në fakt nuk është kështu?, tha ai.
?Këtë vjeshtë do të kalojmë një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë. Kjo reformë e vonuar për kaq shumë vite, por e mirëpritur nga populli dhe KE do t?i hapë një rrugë transformimi të thellë. Recetë për të asgjësuar kancerin në sistemin e drejtësisë. Kështu do të rritet besimi i investitorëve tek rendi dhe ligji.?
Në fund Rama tha se nuk e cilëson aspak problem që partia e Merkelit është e djathtë. Kreu i qeverisë shqiptare për ta ilustruar këtë tha se në Shqipëri gëzojnë më shumë kur Gjermania fiton kampionatin botëror sesa kur PS fiton zgjedhjet.
?Mos u shqetëso se kur Gjermania fiton Kampionatin Botëror ka më shumë shqiptarë të gëzuar sesa kur Partia Socialiste fiton zgjedhjet. Kur në vitin 1993 u luajt një ndeshje mes Gjermanisë dhe Shqipërisë dhe Gjermanisë i duhej fitorja për të kaluar grupin, shqiptarët u hodhën përpjetë kur Shqipëria hëngri gol në fund të takimit dhe humbi ndeshjen?. u shpreh Rama.
Në fund, Rama foli në fund gjermanisht duke e falënderuar kancelarin Merkel për vizitën. ?Ajo i qëndroi premtimit të bërë vjet dhe erdhi në Shqipëri edhe pse do të mirëkuptonim edhe nëse do ta kishte shtyrë për shkak të krizës në Greqi?, përfundoi Rama.