Kryeqyteti i Shqipërisë është ndezur nga fishekzjarret dhe qytetarë të shumtë kanë pritur në sheshin "Skënderbej" mbërritjen e Vitit të Ri. Pas numërimit mbrapsht nisi edhe spektakli i fishekzjarrëve, nën një atmosferë të ngrohtë dhe pa incidente. Festa e fishekzjarreve ka ndriçuar edhe sheshet kryesore të qyteteve të tjera.