http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas publikimit te rastit te Prokurorit Bujar Sheshi, i cili rezultonte te kishte qene bashkëpunëtor i Sigurimit te Shtetit gjate viteve te komunizmit, Partia Demokratike ka vijuar serish me denoncimet. Këtë here selia blu është ndalur tek emërimet ne Shërbimin Informativ Shtetëror.Partia Demokratike disponon të dhëna se nën drejtimin e njeriut të Edi Ramës në shërbimin sekret, Helidon Bendo, të paktën 9 ish-oficerë dhe operativë të Sigurimit të Shtetit janë emëruar në poste shumë të larta drejtuese në kundërshtimin me ligjin e promovimit në detyrë të personave që figurojnë në dokumentacionin e Sigurimit të Shtetit.Lista jep të qartë emrat dhe detyrat e larta ku janë emëruar pas marrjes së shërbimit sekret nën kontrollin e Edi Ramës.1- Rafail Milo: Ish-oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, ai emërohet Drejtor i Departamentit të Administratës në SHISH. Ka në varësi Drejtorinë Juridike dhe atë Ekonomike.2- Qerim Dedja: Ish-oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor emërohet drejtor i Drejtorisë së Sigurisë.3- Mevlud Matraku: Ish-oficer i Sigurimit të Shtetit, punëtor operativ, kryesisht në Sarandë. Nga inspektor, është emëruar Drejtor i Performancës. Bën vlerësimin e të gjitha drejtorive të linjës informative operative.4- Vladimir Elezi: Ish-punëtor operativ i Sigurimit të Shtetit është emëruar Drejtor në SHISH në Elbasan.5- Gëzim Bime: ish oficer i Sigurimit të Shtetit nga inspektor, emërohet Drejtor kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit (drejtori e rëndësishme në punën operative).6- Ilir Tafa: Ish-oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH, në Durrës. Vëllai i tij është Afrim Tafa, ish Drejtor Policie, i cili është në listat e punonjësve të policisë, i implikuar në trafikun e drogës.7- Sokrat Mite: Ish-oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet zëvendësdrejtor i Departamentit të Kundërzbulimit.8- Agim Karralli: Ish-oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH Tiranë.9- Rinald Serhani: Ish-oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor në SHISH.Sipas opozitës shqiptaret nuk do te pranojnë ata qe kane torturuar njerëz te pafajshëm ti jene ne poste drejtuese.Deputeti i partisë demokratike tha se për dy prej drejtoreve te emëruar, autoriteti i dosjeve ka zbuluar dokumentacion të mjaftueshëm që i bën ata të papërshtatshëm për këto detyra.Ndërsa për 7 të tjerët partia demokratike pretendon se ka prova të qarta në dosjet e tyre personale në SHISH se kanë qenë oficerë të shërbimit sekret gjate periudhës se diktaturës komuniste.