http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ndodh shpesh që dy të dashuruar të vendosin që rrugëtimin e tyre drejt një jete të re ta nisin me një biçikletë. Por kështu ka ndodhur mëngjesin e 22 shtatorit ne Tirane. Ermir Puka ka vendosur që të celebrohet nga kryebashkiaku ne një ditë të veçantë për kryeqytetin, ne një ditë që më pas u shndërrua ne një festë të vërtetë. Dita ndërkombëtare pa makina ne Tirane u kthye në ditën e dyrrotaket. E në fakt kjo u paralajmërua disa ditë më parë nga bashkia e Tiranës, ndërkohë që kulmin e arriti mbrëmjen e së hënës kur edhe heroi kombëtar Skënderbeu u shfaq mbi një biçikletë. Jo vetëm bulevardi, por edhe pedonalia, sheshi Skënderbej e gjithçka që kap unaza e vogël e kryeqytetit u shndërrua në një pistë biçikletash. E më shumë se askush tjetër këtë ditë e shndërruan në festë fëmijët. Në ditën ndërkombëtare pa makina, nuk kanë qenë vetëm dyrrotakët që i kanë dhënë jetë qendrës së kryeqytetit, por edhe nisma të tjera ekologjike. Riciklimi i xhinseve ishte vetëm një prej tyre. Festa do të vijojë për më të rinjtë me skena koncertore në akset ku ndalohet qarkullimi i makinave. Për më të rinjtë muzika nis në ora 6 të pasdites për të vijuar deri në mbrëmje.