"Alibeaj me leve ne dore" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 0

Posti i kreut te Këshillit te Qarkut ne Fier, vijon te shtoje tensionin e përplasjet mes demokrateve dhe socialisteve. Këta te fundit akuzojnë edhe ish-ministrin Alibeaj se është përfshirë me leve ne duar ne incidentin e se enjtes kur sipas tyre u dhunua zyra e kryetarit te qarkut qe përdorej nga socialisti Vangjel Ndreka. I kontaktuar nga "Vizion Plus" ish-ministri i drejtesise, aktualisht deputet i qarkut te Fierit, Alibeaj nuk ka pranuar te komentoje ngjarjen. Te njëjtin qëndrim kane mbajtur edhe prefekti e drejtuesit e PD ne Fier. Një tjetër konflikt po për zyra ka ndodhur ne qytetin e Laçit. Këtë radhe demokratet akuzojnë policinë e Bashkise se Laçit qe drejtohet nga socialistet, se u kane dhunuar selinë e partisë. Pala tjetër sqaron se zyra ndodhet ne pallatin e kulturës dhe është kërkuar lirimi i saj prej dy muajsh. Pavarësisht denoncimit te demokrateve mësohet se nuk kane nisur hetime për incidentin.

The post of head of Fier District Council continues to add tension and clashes between Democrats and Socialists. The latter accused the former minister Alibeaj that is included with the joystick in hand in Thursday's incident when according to them was the president violated the district office that used by socialist Vangjel Ndrek. I contacted the "Vision Plus" former justice minister, currently deputy district of Fier, Alibeaj refused to comment on the story. The same attitude has kept the prefect of the DP leaders in Fier. Another conflict occurred but for the office in the town of Lac. This time the Democrats accuse the police of the Municipality of Lac was led by socialists, that they have violated the party's headquarters. The other side explains that the office is located in the palace of culture and is seeking its release two months. Despite denouncing the Democrats have not learned that the incident started investigations.

Share This Video


Download

  
Report form