Ora News - Vaji i ullirit mbetet pa shitur

Ora News Lajme 2019-01-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Fermerët e Bilçës në Berat, thonë se po shkojnë drejt falimentimit, për shkak të mungesës së tregut dhe infrastrukturës. Ata thonë se vaji u ka mbetur në shtëpi, ndërsa pemët e ullirit u dëmtuan për shkak të pesticideve që nuk dhanë efekte në parandalimin e sëmundjeve.

Bilça në Berat është një nga fshatrat e njohur për kultivimin e ullirit.

Por 2018 nuk ishte vit i mbarë për ta.

Një pjesë e prodhimit u dëmtua dhe nuk arriti pjekjen, ndaj edhe fermerët thonë se u detyruan që ta bënin të gjithin vaj.

Por edhe ky produkt thonë se u ka mbetur në shtëpi për shkak të mungesës së tregut.

"Kishim ullirin, dha rendiment por shkoi i tëri për vaj. Vaji tërë në shtëpi nuk shkon, është me çmim të lirë dhe nuk e merr njeri, nuk ka treg".

Fermerët thonë se pesticidet që morën nga shteti nuk dhanë asnjë efekt tek pema që u dëmtua nga sëmundjet dhe insektet.

"Kimikatet për spërkatje ishin të skaduara, i bëmë dhe nuk fituam asgjë. Krimbi u shtua dhe më tepër se ishte".

Infrastruktura e dëmtuar është një tjetër shqetësim për fermerët e Bilçës.

"Në dimër duhet të kesh çizme kimike se me çizme llastiku nuk shkon dot".

Qarku i Beratit është i njohur në të gjithë vendin për cilësinë dhe sasinë e prodhimit të ullirit, por fermerët prej vitesh ankohen për mungesën e mbështetjes dhe problematika që sipas tyre po i çojnë drejt falimentimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vaji-i-ullirit-mbetet-pa-shitur

Share This Video


Download

  
Report form