Ora News - Vaji i ullirit “Made in Albania”, Shqipëria eksporton në disa vende të botës

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prodhimi vajit të ullirit në Shqipëri ka njohur një rritje të ndjeshme nga viti në vit.Gjatë 2017 sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë në vend u prodhua mbi 20 mijë ton, duke ndikuar edhe në rritjen e eksporteve. Shqipëria eksporton më shumë vaj ulliri në Kosovë dhe Maqedoni. Në ditën kombëtare të vajit të ullirit, prodhuesit shqiptarë shprehen se përdorimi i vajit të ullirit në vendin tonë mbetet i vogël.

Shqipëria ka rritur eksportin e vajit të ullirit gjatë vitit 2017 krahasuar kjo me vitet e fundit.Nga të dhënat e ministrisë së bujqësisë rezulton se prodhimi i vajit të ullirit në dy vitet e fundit ka pësuar një rritje me 10 mijë ton.

Por pavarësisht kësaj importi i vajit të ullirit vijon të mbizotërojë.Ne importojmë vaj kryesisht nga Greqia dhe Italia.

Rritja e prodhimit të vajit të ullirit ka ndikuar pozitivisht edhe në eksportet e këtij produkti.

Shqipëria e eksporton vajin e ullirit kryesisht në Kosovë dhe Maqedoni por nuk mbeten pas edhe vende si Kenia, Shtetet e Bashkuara apo Britania.

Në ditën kombëtare të vajit të ullirit, prodhuesit shprehen se kohët e fundit në Shqipëri ka pasur më shumë kërkesë për vajin e ullirit edhe pse mbetemi shumë prapa vendeve europiane për përdorimin e tij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vaji-i-ullirit-made-albania-shqiperia-eksporton-ne-disa-vende-te-botes

Share This Video


Download

  
Report form