Domatja e Xibrit mbetet pa shitur - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-09-28

Views 7

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prodhimi i madh i domateve në zonën e Xibrit ka mbetur pa u shitur për shkak te mungesës se tregut. Janë mbi 100 fermer në të gjithë njësinë që kanë kultivuar domate. Sasia e mbjellë përllogaritet të jetë në 200 mijë rrënjë me një prodhim total prej 1 mijë ton domate. Fermerët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit që të rregullojë tregun. Ata kërkojnë që të shtohen pikat e grumbullimit me shumicë në Tiranë si dhe të kufizohet importi në periudhën e prodhimit vendas. Fermerët po përballen me vështirësi të mëdha pasi çmimi është i papërfillshëm, 20 lekë për kilogram. E kjo sipas tyre nuk mbulon as koston e prodhimit e atë të transportit. Për të transportuar prodhimin e domates drejt Tiranës fermerët e Xibrit përdorin rrugë të dëmtuara dhe shumë të vështira çka rrit edhe me tepër kostot.

Share This Video


Download

  
Report form