Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Procedurat doganore mbesin një shqetësim për investitorët e huaj në Shqipëri. Në takimin e posaçëm të zhvilluar me drejtoren e përgjithshme Belinda Ikonomi sipërmarrësit amerikanë kërkuan marrjen e masave për të zgjidhur problematikat, e sidomos kjo për mallrat e referencës dhe ndryshimin e çmimeve pa dhënë informacion.
Alketa Uruçi: Në praktikë ne kemi parë edhe këtë vit raste kur inspektorë të doganave anashkalojnë të gjitha vlerësimet dhe shkojnë direkt tek çmimi referencë.
Drejtorja e Përgjithshme Doganës u shpreh se ka pasur një përmirësim të situatës, ndërsa premtoi se do të merren masa.
Belinda Ikonomi: Në 5.49% kemi rivlerësime me çmime të tjera referuese nga ana e administratës doganore për artikujt. Ne e vlerësojmë shqetësimin tuaj lidhur me përditësimin e çmimeve referuese, të cilat janë të vendosura për një kohë të gjatë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/biznesi-amerikan-ankohet-uruci-inspektoret-anashkalojne-procedurat